Historia e familjes tonë ka një ngjarje që ka lënë gjurmë dhe krenari në familjen tonë. Për arsye regjimit të asaj kohe në Shqipëri, pesë nga gjashtë vëllezër të familjes Doçi janë shpërngulur në vende të ndryshme si Maqedoni dhe Kosovë.
Memet, Adil, dhe Zendel Doçi janë tre vëllezër që kanë gjetur strehim në fshatin tonë të bukur Doberdoll të Gostivarit në Maqedoni të veriut. Pavarësisht sfidave dhe ndryshimeve që kanë përjetuar, ata kanë ruajtur lidhjen e fortë familjare dhe kanë ndihmuar njëri-tjetrin në rrugën e emigrimit.
Ndërkohë, dy vëllezër të tjerë janë shpërngulur në Kosovë, por për ta ende nuk kemi informacione të mjaftueshme për të ndarë me të tjerët. Në anën tjetër, vëllai i tyre në Shqipëri vazhdon të jetë një mister për ne, duke na lënë me shumë pyetje pa përgjigje.
Këto ngjarje na bëjnë të ndjehemi të lidhur me rrënjët tona dhe detyrohen t’i kushtojmë një vëmendje të vecantë përkujtimit të historisë sonë. Përpjekjet tona për të gjetur më shumë informacione janë të vazhdueshme, duke synuar të sjellim bashkë ngjarjet dhe historitë e të gjithë vëllezërve Doçi në këtë rrugëtim të pasur të njohjes së trashëgimisë tonë.
Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.
Trungu Familjar i Memet Doçi-t që shtrihet përgjatë 9 Brezave dhe 100 Familjarë në fshatin Dobërdoll dhe një familje e shpërngulur në Senakos të Gostivarit.
Trungu Familjar i Adil Doçi-t që shtrihet përgjatë 9 Brezave dhe 153 Familjarë në fshatin Dobërdoll, 7 Familjarë në Gostivarë, 40 Familjarë në Tetovë, dhe një familje e shpërngulur në Kaukaz të Rusisë.
Trungu Familjar i Zendel Doçi-t që shtrihet përgjatë 9 Brezave dhe 70 Familjarë në fshatin Dobërdoll.
© 2024 Të gjithë të drejtat e rezervuara